Kushtetuesja shqyrton ankimimet e Veliajt për shkarkimin dhe dekretin e Presidentit

9 Tetor 2025 | 14:10

Gjykata Kushtetuese po shqyrton këtë të enjte ankimimet e ish-kryebashkiakut Veliaj.

Sipas gazetares së Euronews Albania, Enkelejda Mema, Gjyqtarët kushtetues janë në një mbledhje prej disa orësh, e cila është mbajtur sekret, dhe po shqyrtojnë ankimimet e mbrojtjes së Veliajt.

I pari është për rrezimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e Veliajt, dhe më pas një ankimim i dytë, pasi Presidenti Begaj dekretoi 9 nëntorin për zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën.

Pala e Veliajt ka bërë këtë ankimim të dytë, i cili sipas saj është në shkelje të Kushtetutës.

Gjyqtarët janë ende në mbledhje. Mësohet se ka qëndrime të ndryshme lidhur me këtë çështje, nëse duhet pezulluar apo jo dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë.

Më pas duhet të shqyrtohet edhe ankimi i dytë për shkarkimin nga Qeveria të Veliajt.

Do presim në vijim nëse do të pezullohen apo jo zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës dhe nëse vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt ishte në përputhje me Kushtetutën apo jo.

Kjo mbledhje vjen në afatet e fundit, duke marrë parasysh që avokatët e Veliajt e kishin ankimuar të enjten e kaluar dhe afati ishte 10 ditë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026