Kushtetutshmëria e reformës së pensioneve në Francë, merret vendimi më 14 prill

29 Mars 2023 | 14:15

Këshilli Kushtetues i Francës do të marrë një vendim për kushtetutshmërinë e reformës së sistemit të pensioneve të premten, më 14 prill.

Kur bëhet fjalë për reformat e sistemit të pensioneve, Këshilli Kushtetues ose “këshilli i të urtëve” siç e quajnë në Francë, mund të konfirmojë përputhshmërinë e tekstit të ligjit, ose të kundërshtojë disa masa, domethënë të censurojë tekstin si një e tërë, raporton BFM TV.

Ndërkohë, zyra e kryeministres franceze Elizabeth Bourne thotë se “Pallati Matignon (rezidenca e kryeministrit) pret në fillim të javës së ardhshme sindikatat” të cilët janë gati të bisedojnë me pushtetin ekzekutiv për reformën e sistemit të pensioneve.

Kreu i sindikatës së punëtorëve të hekurudhave (SUD Rail) Eric Meyer tha se protestat nuk do të kenë fund nëse Këshilli Kushtetues nuk anulon tekstin e ligjit që u votua në parlamentin francez.

Sot Franca është i vetmi vend në botë që kontrollon kushtetutshmërinë nëpërmjet një organi të posaçëm shtetëror, Këshillit Kushtetues, i cili nuk është as thjesht gjyqësor dhe as thjesht politik, por vendimet që merr janë përfundimtare, të zbatueshme dhe të detyrueshme për të gjithë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor

Një amerikan i cili u infektua me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka mbërritur në Gjermani për trajtim. Lajmin e njoftoi të hënën ministria e shëndetësisë në Berlin, disa javë...
15:31 | 14/07/2026

Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime

Dronët ukrainas kanë goditur pothuajse të gjitha urat në Krime dhe kanë ndërmarrë sulme të befasishme ndaj anijeve në ditët e fundit, duke e shkëputur...
15:26 | 14/07/2026

Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian nënshkruan zyrtarisht një traktat mbi statusin e Gjibraltarit të marten pas një marrëveshjeje të arritur vitin e kaluar që synonte lehtësimin...
15:12 | 14/07/2026