Dita e 10-të e protestave në Francë, qytetarët: Macron të anulojë reformën
Një tjetër ditë grevash të përgjithshme dhe protestash për Francën, e 10-a që nga fillimi i vitit dhe që kur qeveria njoftoi planet për të reformuar sistemin e pensioneve në vend, një reformë e kontestuar që tashmë është miratuar, duke zemëruar pjesën dërrmuese të popullsisë.
Lideri i një prej sindikatave më të fuqishme ka deklaruar se e vetmja mënyrë që në rrugët e Francës të rikthehet qetësia është që qeveria ta anulojë tërësisht reformën.
Tensione janë verifikuar mes protestuesve dhe oficerëve të sigurisë në të gjithë vendin dhe disa qindra persona janë arrestuar, përfshirë protestues të rinj, që kanë mbushur për herë të parë rrugët duke deklaruar se nuk mund të qëndrojnë duarkryq”.
“Macron nuk po e dëgjon zërin tonë dhe neve na ka ardhur në majë të hundës. Nuk e duam rritjen e moshës në 64 vjeç. Jemi ngopur me deklaratat e tij, tani duam që ai të na dëgjojë neve. Mjaft më. Ai nuk është mbreti. Nuk ka më mbretër në Francë dhe për këtë ka një arsye”, thotë një grua.
Demonstratat janë thirrur në të gjitha qytetet e mëdha të Francës dhe një numër rekord oficerësh policie janë angazhuar, 13 mijë sipas ministrit të Brendshëm në shkallë vendi.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida