Protestat ‘djegin’ Francën, kundërshtohet rritja e moshës së daljes në pension

25 Mars 2023 | 14:47

Presidenti francez, Emmanuel Macron dënoi dhunën që shpërtheu në demonstratat e së enjtes dhe tha se nuk do të dorëzohet.

Por ai tha gjithashtu se ishte gati të bisedonte me drejtuesit e sindikatave për disa çështje. Shefi i Elizesë shtoi se  për reformën e pensioneve  pritet vendimi i Këshillit Kushtetues.

Por protestat pritet të vazhdojnë  edhe javën e ardhshme, madje  një vizitë shtetërore në Francë nga Mbreti Charles III i Britanisë është shtyrë.

Për shkak të protestave në qytetet franceze ka patur edhe pasoja. Sipas të dhënave zyrtare janë plagosur 441 policë e xhandarë si dhe janë arresuar 457 persona.

“Unë tregova disponueshmërinë tonë për të ecur përpara në tema të tilla si kushtet e punës dhe shpërblimi në degë të caktuara. Dhe jam në dispozicion të sindikatave të përbashkëta, nëse ata dëshirojnë, ejani dhe më takoni për të bërë përparim në të gjitha këto çështje” u shpreh presidenti Macron.

Ai shtoi shtoi se vendi nuk mund të mbetet në ngërç, për shkak të shumë sfidave me të cilat duhet të përballet. Të premten, forcat e sigurisë bllokuan hyrjen e një rafinerie në Francën veriore, ku disa punonjës  u kërkuan të furnizojnë Ile-de-France me karburant.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit

SHBA-të njoftuan se shkatërruan një kullë mbikëqyrjeje që i përkiste Trupave të Gardës Revolucionare Islamike në bregdetin juglindor të Iranit. Lajmin e njoftoi ushtria sot...
17:17 | 17/07/2026

Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë

Ministria e Energjisë e Iranit i bëri thirrje të martën popullsisë që të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike, pasi rrjeti elektrik është nën presion të...
16:54 | 17/07/2026

SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri

Ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe një zyrtar sirian kanë kundërshtuar pretendimet iraniane për sulmin ndaj një baze amerikane në Sirinë jugore të enjten në...
16:42 | 17/07/2026