Kuvendi| Berisha-gazetarëve: Mos më detyroni t’ju tregoj projektin për nesër

1 Nëntor 2023 | 15:41

Sali Berisha ka deklaruar pas daljes nga ambientet e Kuvendit, këtë të mërkurë se nesër në seancën parlamentare do të shihet gjithçka.

Ai nuk ka pranuar t’ju japë detaje gazetarëve për atë që do të ndodhë në seancë pas tensioneve të fundit, pavarësisht insistimit të tyre.

“Do jeni aty e do shihni çdo gjë, mos më bëni të ekspozoj projektin për nesër. Ata janë afër fundit, shkojnë në klube për të miratuar buxhetin, është qesharake. Kanë mobilizuar të katërt repartet e gardës, por ne qëndrojmë të palënkundur në vendimet tona, në mbrojtjen e të drejtave që s’janë personale, por për çdo qytetar. Ora po afron dhe qytetarët mezi po presin. Ju garantoj se kjo lëvizje, kjo betejë pa kthim do kurorëzohet me sukses të plotë nga lëvizja e fuqishme e qytetarëve shqiptarë ndaj këtij regjimi,” – deklaroi Berisha.

Deklarata e plotë:

Sot është një nga ditët më të shëmtuara në historinë e parlamentarizimit. Sot ndërtesa e parlamentit u shndërrua në një repart policor Garde, pëllëmbë e gardistë, natyrisht të urdhëruar, se ata nuk kanë një dëshirë, por kurrë ndonjëherë kjo ndërtesë, përveç kohës së Enver Hoxhës, nuk ka qenë e pushtuar nga çizmet e policisë dhe gardës.
Një akt i turpshëm, një akt i shëmtuar.
Deputetët e opozitës, kryetarja e ashtuquajtur krijoi një përpjekje e cila do të hetohet në mënyrën më të hollësishme, sepse mbylli derën në një kohë kur 5-6 prej tyre ishin në ashensor dhe në ashensor në kat të 4, që në çdo lloj avarie mund të përfundonin në kat të parë, me urdhër të saj.
Ky është turp i madh. Ky tregon se parlamenti ka humbur çdo të drejtë funksionuari në këtë mënyrë. Tregon se Edi Rama e ka shndërruar në një bunker, njëlloj sikur në këtë ndërtesë qeverisnin etërit e tij barbarë, Enver Hoxha dhe Spirokoleka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026

Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)

Breshëri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e Zavalinës, në Bashkinë e Elbasanit, duke prekur veçanërisht sektorin e pemëtarisë dhe bujqësisë. Sipas informacioneve paraprake,...
13:41 | 01/07/2026