Kuvendi i Kosovës, institucioni i parë me dhomë për gjidhënie

4 Gusht 2022 | 08:22

Me iniciativë të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, Kuvendi i Kosovës së shpejti do të ketë dhomë të veçantë për gjidhënie për gratë deputetet dhe punëtoret e këtij institucione.

Veç lehtësimit për këto gra në kuvend, Kurti thotë për Radio Evropa e Lirë se objektivi është që kjo nismë të ndiqet edhe nga institcuionet e tjera publike dhe private.

“Nisma ka ardhur si rezultat i një tryeze të mbajtur nga gratë deputete me temë rëndësinë e gjidhënies dhe njëra nga rekomandimet është për dhomat e veçanta. Kemi vendosur ta nisim nga kuvendi, që të përshtatë një dhomë për nënat dhe fëmijët. Ideja është që të kthehet në model për institucionet e tjera kudo ku ka gra që kanë nevojë të ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri. Të njëjtë gjë e rekomandon OBSH dhe UNICEF dhe të dyja e kanë mbështetur kërkesën që i kam dërguar kryetarit të kuvendit i cili ka kthyer përgjigje pozitive”, tha Kurti.

Deputetja thekson se nisma nuk duhen keqinterpretuar si nisma kundër gjidhënies në publik, por si një mundësi për gratë që të ndihen më komode si edhe fëmija.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Të përfundojë sjellja refuzuese e ish-opozitës

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti deklaron se për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, dhe që sipas tij, vendi të mos shkoj përsëri në...
10:56 | 16/06/2026

VV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 52 mandate pas përditësimit të rezultateve të votave që kanë ardhur...
22:45 | 15/06/2026

Gjykata në Prishtinë dënon një shtetas me 6 vjet burgim për spiunazh për Serbinë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar një burrë me gjashtë vjet burgim për akuzat se kishte spiunuar për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së...
12:09 | 15/06/2026