Kuvendi rrëzoi Metën për “Ligjin e Policisë”, Joana Qeleshi tregon problemet që do konstatohen
Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga kreu i shtetit mbi ligjin për Policinë e Shtetit, Kuvendi votoi në seancën e sotme rrëzimin e dekretit me 83 vota pro. Ish-kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi përballë gazetares Ilva Tare tha se ndryshimet e bëra kanë problematika kushtetuese dhe ligjore, ndërsa shton se ka atribute pozitive edhe për vetë punonjësit e Policisë së Shtetit.
“Ndryshimet për Policinë, parashikojnë disa ndryshime që janë pozitive, që lidhet me rikthimin në detyrë të punonjësve të larguar me dëshirën e tyre. Dispozitat e tjera paraqesin problematika kushtetuese dhe problematike ligjore”, tha ajo.
Ajo theksoi se me ndryshimet e reja çdo punonjës i Policisë së Shtetit mund të kryejë përgjime pa pasur autorizim nga prokurori.
“Në Kodin e Procedurës Penale janë nenet që falsin për përgjimet. Përgjimet në kushte private bëhen me autorizim të gjykatës, ndërkohë në publik bëhen me autorizim të prokurorit. Me ndryshimet aktuale, Policia e Shtetit, çdo punonjës policie ka të drejtë të kryej përgjime ambientale pa autorizimin e prokurorit, po kështu edhe gjurmimin e personit pa autorizimin”, shtoi znj. Qeleshi.
Ish-drejtuesja e Gjykatës së Durrësit shton më tej se ekziston rreziku, që pasi të kryhen hetime, ato mund të mos përdoren për provë.
“Problemi është se në Kodin e kemi në fuqi, dhe në momentin kur një oficer kryen përgjime ambientale apo mbikëqyrje të veçantë pa autorizim nga prokurori, do kryhen hetime, të cilat më pas do shkojnë në gjykatë dhe mund të mos ketë asnjë vlerë”, shtoi ajo.
Gjithashtu, [residenti Meta në kthimin e dekretit të Ligjit thotë se Policia mund të kthehet në mekanizëm presioni në duart e qeverisë mbi procesin zgjedhor duke dhënë “urdhëra sipas vullnetit politik, duke cenuar edhe pavarësinë operacionale të policisë”.
Për këtë çështje, znj. Qeleshi tha se ekziston një shqetësim i tillë për shtimin e kompetencave të Policisë së Shtetit gjatë zgjedhjeve.
“Rreziku këtu ekziston, ka një zgjerim të kompetencave të policisë, ndërkohë Kodi Zgjedhor i ka thënë se di veprosh sipas akteve të KQZ-së”, tha ajo
Kreu i vendit, Ilir Meta në momentin kur ktheu ligjin mbi Policinë e Shtetit parashtroi argumentet se ndryshimet ligjore shkelin parimet e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe rrezikon ta kthejë policinë në një organ që “gjurmon qytetarët jashtë një procesi penal konformë organeve të drejtësisë”.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik