Kuvendi rrëzon kërkesat e PD për dy komisione hetimore (Votimi)

31 Tetor 2025 | 07:57

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar në seancën plenare të së enjtes dy kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e komisioneve hetimore, për çështjen “McGonigal” dhe për zgjedhjet e 11 majit. Të dy kërkesat u rrëzuan me 81 vota kundër.

Ndërkohë, Parlamenti ka miratuar përbërjen e anëtarëve të Partisë Socialiste në dy komisionet e posaçme: atë të Reformës Zgjedhore dhe Reformës Territoriale. PD nuk dorëzoi listën e saj të anëtarëve, me argumentin se nuk ishte njoftuar dhe kërkoi shtyrjen e votimit.

Përbërja e PS në komisionin e Reformës Zgjedhore mori 81 vota pro, ndërsa ajo për Reformën Territoriale u miratua me 80 vota pro.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi ka votuar edhe 5 anëtarët e Komisionit Rregullator në KQZ. Tre prej tyre janë nga radhët e PS dhe dy nga PD.

Parlamenti nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për zgjedhjen e pesë anëtarëve të rinj të Komisionit Rregullator. Asnjë prej kandidatëve nuk mori 84 vota.

Seanca do përsëritet javën tjetër.

Në votim morën pjesë vetëm deputetët e mazhorancës, pasi opozita ishte larguar më herët nga seanca.

Gjithashtu, Kuvendi ka votuar edhe raportet vjetore të institucioneve të pavarura:

  1. Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) – 81 vota pro
  2. Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) – 79 vota pro dhe 1 abstenim

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026