Kuvendi voton me 118 vota zgjatjen e afateve të vetingut
Kuvendi ka votuar me 118 vota pro ndryshimin e kushtetutës për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.
Projektligji nuk ka marrë asnjë votë kundër, ndërsa 4 vota kanë qenë abstenim 4.
Partia Demokratike vendosi të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës territoriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore. Vendimi u morr sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.
Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti procesin për zgjatjen e afateve të organeve të vetingut, një projekt gjigant korruptiv. Para Kuvendit, ai deklaroi se është kundër këtij amendamenti.
Ndërkohë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi votën abstenuese për vete dhe deputetët e LSI lidhur me zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut, përveç deputetit Agron Çela që kishte votuar pro.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon mesazhin e mbështetësit: Dorëhiqu Kryeministër se e bëre Shqipërinë të njohur ndërkombtarisht
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 11:43 Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori
- 11:43 Irani ngre alarm: Avionët luftarakë të Izraelit po na afrohen nga hapësira ajrore e shteteve fqinje
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit