“Ky është kurthi i madh pas protestave…”, Manjani: Pse duhet falënderuar opozita
Juristi Ylli Manjani tha se gabimi më i madh që bëhet pas çdo proteste në Shqipëri, është se në vend që të merremi me arsyen se pse u protestua, merremi me opozitën.
Ai tha në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania se në fakt opozita duhet të falënderohet për protestat që bën, pasi sipas ato do duhet të ishin më masive dhe më shumë qytetarë duhet të ngrihen të protestojnë para skandaleve të ndodhura.
“Mendoj se është në kurth i madh, që gjëja e parë që ne gjykojmë pas kësaj ngjarje është gjykimi ndaj opozitës. Ky është kulmi i relativizimit të gjësë. Ne duhet të falenderojmë atë opozitën që me mundësitë që ka, se sot nuk është kollaj të bësh protesta politike, ka bërë diçka. Po çfarë arriti? Çfarë duhet të arrijë, të protestojë pra. Pyetja reale është pse nuk protestojnë masivisht njerëzit?
Këtu kemi një problem moral. kemi një krizë morale të rëndë, të gjithë fshehin kokën. Të gjithë japin mend dhe askush nuk merr përgjegjësi. Minimalisht për t’u distancuar nga e keqja. Thuaje dreqin e fjalës”,-tha Ylli Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore