“I ka kthyer shqiptarët në gogla”, Lapaj: Ja si do i vijë fundi Ramës
“Shqipëria nuk ka parë korrupsion si tani, ata para vitit 2000 duken amator”, tha Adriatik Lapaj në “Now me Erla Mëhillin”. Ai e quajti fasadë të gjithë qeverisjen e kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai e ka nisur karrierën me fasada dhe ashtu do ta mbyllë.
Lapaj tha se me anë të politikave të kësaj qeverie shqiptarët janë kthyer në një gogël që tashmë mendojnë vetëm për hallin se si do shtyjnë ditën e muajin, pasi sipas Lapajt “janë të shtrëngruar nga rroga që i mban peng”.
“Nuk mbulohet dielli me shosh thotë populli. Ky e ka nisur karrierën me fasada dhe do e mbyllë me fasada. Nuk do ketë Shqipëria të dytë si ky. Qeveris me makijazh. Është bërë nevoja e shqiptarëve e atillë sa është kthyer shqiptari në një gogël, në një njeri që kufizohet vetëm te halli i ditës, te vendi i punës, te nevoja për t’u ushqyer.
Një politik që e ka limituat shpirtin e qytetarëve të vendit të vetë deri te rroga për t’u ushqyer. Ky luan me këtë, se e mori administratën dhe e ka çuar 185 mijë punonjës. Për ata që na ndjekin Sllovenia ka 66 mijë në administratë. Këtë Rama e ka bërë që ti mbaj peng, t’i shtrëngojë me një rrogë. E ka zvogëluar shpirtin e lirë të këtij vendi sa njerëzit e shohin lakuriq dhe thonë që nuk është lakuriq”,-tha Adriatik Lapaj.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës