‘Është sezoni turistik më i organizuar’, Rama reagon sërish për ‘Himarën’
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish të mërkurën lidhur me tragjedinë e ndodhur një ditë më parë në Himarë, ku një e mitur humbi jetën e përplasur nga një gomone në breg, duke akuzuar politikën dhe median se po e përdor ngjarjen për përfitime.
Përmes një postimi në Twitter Rama thotë se ky është sezoni turistik më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë falë së qeverisë së tij që nga shtatori.
“Ishte deri dje edhe sezoni më i qetë e më i sigurt, me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër! Tragjedia e djeshme ka tronditur të madh e të vogël dhe ka krijuar një ndjenjë të rëndë shqetësimi, ndërkohë që Policia e Shtetit po merr të gjitha masat për të reaguar shumë më fort ndaj sfidës së garantimit të rendit ligjor jo vetëm në qarkullimin rrugor, po edhe atë ujor”, shkruan Rama.
Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë falë punës së palodhur që kemi nisur qysh shtatorin e shkuar!Ishte deri dje edhe sezoni më i qetë e më i sigurtë,me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër!
— Edi Rama (@ediramaal) August 3, 2022
Kryeministri shprehet më tej se në vazhdim të shkarkimit të të gjithë trupës së drejtorisë së kufirit Vlorë, qeveria do të shtojë vëmendjen në drejtim të qarkullimit ujor, që siç tha me rritjen e mjeteve lundruese janë kthyer në një sfidë.
Një ditë më parë një 7-vjeçare humbi jetën në plazhin e Potamit, pasi u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase, ish-shef i komisariatit të Himarës.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:54 Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
- 19:41 Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe