Ky shtet paralajmëron ndryshim të regjimit të vizave për rusët

18 Tetor 2022 | 20:21

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, tha se shteti i saj mund të ndryshojë regjimin “liberal” të vizave për shtetasit rusë, pas një fluksi të paprecedentë që është nxitur nga vendimi i Kremlinit për të mobilizuar trupa për luftën e tij ndaj Ukrainës.

Duke folur gjatë një konference për media në Kishijev të Moldavisë, pas takimit me homologen e saj moldave, Maia Sandu, Zurabishvili i cilësoi si “sfidë” rusët që kanë shkuar në Gjeorgji gjatë javëve të fundit.

“Nuk do ta quaja kërcënim, por është një sfidë… Po ashtu nuk e përjashtoj mundësinë që ne të rishikojmë regjimin e vizave, që aktualisht është liberal dhe nuk korrespondon me agresionin rus kundër Ukrainës. Për këtë çështje duhet të vendosin autoritetet [e Gjeorgjisë] dhe shoqëria jonë”, tha Zurabishvili.

Zurabishvili nuk tha nëse qytetarëve rusë, që zgjedhin të hyjnë në këtë shtet të Kaukazit Jugor, do t’iu vendosen viza.

Aktualisht, rusëve nuk iu duhen viza për të hyrë në Gjeorgji dhe mund të qëndrojnë në këtë shtet për 365 ditë. Nëse largohen nga Gjeorgjia dhe shkojnë në një shtet tjetër, me t’u kthyer në Gjeorgji ata sërish mund të qëndrojnë për 365 ditë të tjera.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026