“Ky sistem ka marrë fund'”, Ylli Manjani zbulon sfidën që duhet të dinë votuesit më 25 prill
“Partia Demokratike duhet të përformojë shumë fort për zgjedhjet e 25 prillit”. Kështu u shpreh në emisionin “Barometri Politik” në Euronews Albania ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
“Gropa më e madhe politike që ka ndodhur në Shqipëri janë zgjedhjet e 2017. Zgjedhjet e 2017, kanë qenë më jo-përfaqësueset për arsyet e taktikave të palëve. 2017 ka prodhuar një rezultat fake (rremë), dhe jo një rezultat real dhe përfaqësues. Nëse ne marrin si referencë faullin e 2017, atëherë këtu është një shoqëri aksidentesh. Ndoshta skena bipolare ka nevojë për dy parti, duhet parë edhe kjo. Sfida është te PD, ajo do performojë shumë fort. PD duhet përformojë si një parti si në sistem mazhoritar, nëse nuk e arrin këtë, këtu nuk konfirmohet më 2017, po këtu konfirmohet 1944. Kjo është sfida që duhet të mësojnë njerëzit”, tha ai.
Sipas tij, sistemi aktual politik është i kalbur dhe ka marrë fund. Për z. Manjani qytetarët duhet të përballen me një sfidë, e cila sipas tij është si vijon: “Ky sistem politik është i kalbur, ka marrë fund, por ky është dhe s’kemi tjetër. Njerëzit duhet të mësohen me një sfidë tjetër dhe sfida është kjo: do krijojmë një rotacion drejt normalitetit apo do konfirmojmë një pushtet absolut të një njeriu apo dhe një grupi të vetëm”, theksoi ish-ministri.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë