Lajçak në prag largimi, paralajmëron fazë të re në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

20 Prill 2024 | 08:47

Diplomati sllovak, Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi.

BE-ja e ka nominuar atë për Ambasador në Zvicër ndërsa vet Lajçak zbulon se mandati i tij skadon më 31 gusht.

Unë sapo kam filluar vitin e pestë dhe mandati im përfundon më 31 gusht” ka thënë sllovaku.

“Nuk ka pasur kurrë një debat, nuk kam planifikuar asnjëherë të largohem apo të mbetem më gjatë. Është e logjikshme që me lidershipin e ri të Bashkimit Evropian, është gjithashtu mirë që të fillojë një fazë e re e procesit. Pra, deri më 31 gusht, jam plotësisht përgjegjës dhe plotësisht i përkushtuar ndaj këtij procesi”, ka shtuar emisari.

Duke folur rreth emisarit/ ndërmjetësit të ri që pritet të marrë pozitën ish- kryediplomati sllovak thotë se nuk i takon atij të flas. Lajçak thotë se e njeh mirë ish- presidentin slloven Borut Pahor që ka shfaqur ambicie për ta marrë detyrën

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026