Lajçak në Prishtinë, diskutohet draft-statuti i asociacionit të komunave serbe

Miroslav Lajçak
6 Nëntor 2023 | 16:42

Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, do të mbërrijë sot pasdite në Prishtinë.

Lajçak do të takohet me krerët e shtetit të Kosovës për të diskutuar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mësohet se i dërguari i BE-së fillimisht do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi. Pjesë e axhendës janë dhe takime me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë.

Vizita në Prishtinë zhvillohet pas takimeve të fundit në Bruksel më 26 tetor, ku Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan ndaras me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se vendi po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga...
18:07 | 15/07/2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026