Lajçak pas takimit me Kurtin: Prisnim më shumë mirëkuptim për planin franko-gjerman
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, e cilësoi jo të lehtë takimin që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti këtë të premte në Prishtinë.
Në një deklaratë për mediat pas takimit që zgjati rreth dy orë, Lajçak u shpreh se është pritur një kuptim më i mirë, i mundësisë që ofron plani franko-gjerman.
“Qëllimi i këtij takimi me kryeministrin Kurti është që të diskutojmë propozimin që ja kemi paraqitur në shtator dhe dhjetor. Kemi më shumë se dy orë me kryeministrin dhe kjo tregon se takimi ishte i gjatë dhe nuk ishte i lehtë, por ishte shumë i hapur dhe i sinqertë.
Është shumë herët që të bëjmë një deklaratë dramatike sepse siç e dini jemi në mes të misionit dhe do të vazhdojmë për në Beograd dhe s’ka shumë për të thënë. Kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron propozimi dhe që do të shfrytëzohet potenciali i këtij propozimi dhe ne do të vazhdojmë që të punojmë për këtë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- ‘Vuçiç mes Moskës dhe BE-së’, analisti: Shansi i fundit për të vendosur
- Nis takimi i Kurtit me Escobar, Lajçak dhe zyrtarët e lartë të BE-së
- Vuçiç kundër Putinit, reagon me zemërim ndaj grupit rus që kërkon rekrutë në Serbi
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar