Lajçak takime në Romë për dialogun Kosovë-Serbi

23 Shkurt 2024 | 11:20

Miroslav Lajçak i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka intensifikuar takimet me faktorin ndërkombëtar në kuadër të hapave të ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në platformën X, Lajçak njofton se ka zhvilluar takime me zyrtarë të rëndësishëm në Romë për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në muajt e ardhshëm.

“Shumë i kënaqur që jam sot në Romë. Pati diskutime të rëndësishme me Këshilltarin Diplomatik të Kryeministrit Meloni, Fabrizio Saggio dhe Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Italisë, Carlo Lo Cascio, për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në muajt e ardhshëm”, shkruan Lajçak.

Një ditë më parë Lajçak theksoi nevojën urgjente për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se “ky normalizim është thelbësor për stabilitetin e rajonit, zhvillimin ekonomik dhe përparimin drejt Bashkimit Evropian”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026

Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht

Një incident i pazakontë është regjistruar në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku një 54-vjeçar ka hyrë i armatosur për të marrë mjekim, ndërsa...
13:18 | 27/07/2026

Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në një takim me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile në Bazën Ajrore të Farkës, ku bëri...
13:02 | 27/07/2026