“Lali, Lali” – Veliaj 4 orë në gjyq, mbështetës të shumtë ovacione para GJKKO

12 Shkurt 2025 | 17:37

Prej orës 13:30 në GJKKO po zhvillohet seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të akuzuarve të tjerë nga SPAK.

Në orët e pasdites mbështetësit e kryetarit të bashkisë Tiranë, i arrestuar 2 ditë më parë me urdhër të SPAK, u mblodhën sërish para prokurorisë së posaçme, më të shumë në numër dhe me ovacione në mbështetje të Veliajt.

Ndërkaq, burime të Euronews Albania brenda seancës në GJKKO bëjnë me dije se Veliaj kërkoi largimin e prokurorit Ols Dade nga çështja, pasi sipas tij akuzat janë inate personale të prokurorit i cili “ngeli i pakënaqur nga një leje ndërtimi që iu dha nga bashkia Tiranë”.

Seanca si fillim u shty me 5 orë pas kërkesës së avokatëve të Veliaj që kërkuan kohë të njihen me fashikujt e prokurorisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026