Pse erdhët tek unë? Llabani zbulon se çfarë i tha Veliaj agjentëve të BKH në Bashki

11 Shkurt 2025 | 22:10

Anduena Llabani, gazetare, ishte e ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania e cila foli mbi çështjen e arrestimit të Erion Veliaj ndaj të cilit ndan detaje se çfarë u tha në momentin që oficerët e BKH-së, dhanë njoftimin për masën e sigurisë ndaj tij.

Ajo theksoi se Veliaj ka qenë gjithmonë bashkëpunues teksa SPAK nisi hetimet dhe ishte i gatshëm të drejtohej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në momentin që do thirrej.

“Erion Veliaj e dinte shumë mirë pozitën e tij ligjore në raport me SPAK-un. Kemi një fazë që kryetari i bashkisë së Tiranës në detyrë, iu drejtua oficerëve të BHK-së me një pyetje teksa këta të fundit shkuan për ti dhënë njoftimin ditën e djeshme. Veliaj iu drejtoi pyetjen se: “Pse keni ardhur tek unë?”

Me anë të kësaj pyetje ai ka nënkuptuar se ka dhënë një garanci që ai ndodhet aty dhe do shkojë po vetë ai ke SPAK dhe jo zyrtarët tek ai. Veliaj në 3 muaj i ka lënë zyrat në dispozicion oficerëvë të BKH-së për të kryer çdo veprim hetimor dhe këtë gjë nuk e ka fshehur. Ai ishte bashkëpunues lidhur me hetimin e SPAK”, tha gazetarja Llabani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026

U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë

Policia e Shtetit ka liruar pas rreth dy orësh shoqërimi aktivistin e protestave, Arben Kola, i cili u shoqërua mëngjesin e kësaj të hëne gjatë...
13:03 | 27/07/2026