Rama në Bashkinë e Tiranës, nënkryetarja Anuela Ristani emërohet administratore

11 Shkurt 2025 | 18:37

Pas një vizite të dytë të Kryeministri Edi Rama këtë të martë në Bashkinë e Tiranës është vendosur që Anuela Ristani do të jetë administratore politike ndërsa Alban Dokushi administrator për të çuar para punët e bashkisë.

Anuela Ristanit do ti delegohen detyrat e kryebashkiakut të Tiranës pasi ky i fundit, u arrestua mesditën e djeshme me urdhër të SPAK. Ristani aktualisht mban postin e zv.kryetares së Bashkisë së Tiranës.

I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema, se kush do ta drejtojë bashkinë, Rama ka bërë një shenjë nga monumenti i Skënderbeut në shesh.

Pas rreth 25 minutash qëndrimi në bashki në orët e pasdites Rama është larguar ndërsa po ditën e sotme rreth orës 11:38 ai zhvilloi takim me nënkryetarët.

Vizitat e kryeministrit Rama në ambientet e bashkisë vijnë një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Anuela Ristani

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)

Një stuhi e fortë shiu, e shoqëruar me breshër, ka përfshirë këtë të premte qytetin e Elbasanit. Reshjet me intensitet të lartë vijojnë, duke vështirësuar...
13:17 | 24/07/2026

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026

116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë një sipërfaqe me barishte, shkurre dhe pisha në zonën midis fshatit Lekas dhe Voskopojës, në Bashkinë...
13:10 | 24/07/2026