Kryeministri Rama shkon për të dytën herë brenda ditës te Bashkia Tiranë
11 Shkurt 2025 |
18:00
Kryeministri Edi Rama shkon për të dytën herë brenda ditës te Bashkia Tiranë.
Kryeministri Rama ishte në Bashkinë e Tiranës po ditën e sotme rreth orës 11:38, teksa zhvilloi takim me nënkryetarët.
Pas rreth 25 minutash qëndrimi në bashki Rama është larguar ndërsa nga burime mësohet se Anuela Ristani do të jetë administratore politike ndërsa Alban Dokushi administrator për të çuar para punët e Bashkisë së Tiranës.
I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema, se kush do ta drejtojë bashkinë, ai ka bërë një shenjë nga monumenti i Skënderbeut në shesh.
Vizitat e kryeministrit Rama në ambientet e bashkisë vijnë një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi u kap duke shitur lëndë narkotike të ndara në doza. Sipas raportimeve të policisë,...
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri një bilanc të punës parlamentare gjatë dy sesioneve të para të...
Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës...
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull