Lamallari: Nismë e re për lirinë e fjalës, s’ka procedim për gazetarët! Do mbrohen specifikisht
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë fjalës së tij në Kuvend prezantoi projektligjin për ndryshimet në Kodin penal.
Lamallari theksoi se me ndryshimet për dekriminalizimin e shpifjes mbrohen gazetarët të cilët kryejnë detyrën e tyre duke respektuar etikën gazetareske. Sipas tij kjo do të lehtësojë gazetarët nga kallëzimet për shpifje.
“Qeveria shqiptare ka marrë një angazhim që nuk ka ndodhur kurrë më parë: për herë të parë shteti shqiptar shkon me një nismë shumë serioze në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe një vendimi më demokrat që përfaqëson punën e gazetarëve, pa i vendosur ata para presionit për procedim penal, sidomos për akuzat që mund të bëhen për shpifje kur ata po kryejnë detyrën e tyre duke respektuar etikën e gazetarit. Nuk mund të ketë kurrsesi ndjekje penale për ta.
Krahas dekriminalizimit të shpifjes për gazetarët, kemi shkuar më tej duke garantuar mbrojtje specifike për ta. Ku në nenin që përkon me kanosjen ne ashpërsojmë dënimin për çdokënd që po kanos gazetarin qe po kryen detyrën e tij.
Kemi veprim të dyfishte për gazetarin. I lehtësojmë nga çdo kallëzim për shpifje dhe shkojmë më tej duke vendosur një standard të ri për mbrojtjen e re specifike të gazetarëve si shprehje e qarte e vullnetit të qeverisë për të stimuluar lirinë e shprehjes’’, tha ai ndër të tjera.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
“Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë