Lana “spiune” në 30 shtete, flet shoqja e ruses: Në Shqipëri ka qenë 3 herë

26 Gusht 2022 | 13:47

Euronews Albania ka mundur të sigurojë një tjetër dëshmi ekskluzive nga një tjetër mikeshë e Lana Sator, e cila akuzohet zyrtarisht nga prokuroria shqiptare si spiune e shërbimeve inteligjente të huaja.

Maria Passer është shoqe udhëtimesh me rusen e burgosur.

Në intervistën e realizuar nga gazetari Xhensil Shkëmbi ajo rrëfen se në 2018 ka qenë në Shqipëri me ish të dashurin e saj dhe Lana Sator, të cilët kanë qenë ne vende të braktisura në Shqipëri, nëpër bunkerë, në Tiranë, në Shkodër, Berat por edhe në një zonë të braktisur ushtarake në jug të Shqipërisë.

“Kemi qenë në një zonë në jug të Shqipërisë, ishte komplet e braktisur, mund të hyje fare lehtë aty, gjetëm një vrimë të madhe tek hyrja dhe u futëm brenda. Ishte në jug të Shqipërisë (Porto Palermo). Ne nuk ishim të vetmit që kishim hyrë aty”, tregon ajo.

Mikesha e saj tregon se Lana është e pasionuar pas vendeve ish-komuniste, ndërkohë që tregon se rusja e arrestuar ka qenë në mbi 30 vende të botës.

“Ajo më shkroi që do të shkonte në Shqipëri, kishte planifikuar të qëndronte një javë aty, thjesht I urova ta shijonte udhëtimin. Është tipike për Lanën të udhëtojë, ajo ka vizituar me tepër se 30 vende kështu që është normale. Di që ka qëndruar për gjysmë viti në Gjeorgji, mendoj që thjesht ka ardhur për të eksploruar”, tregon ajo.

Ajo tregoi gjithashtu për akuzat e mëparshme për Lanën si spiune, se kanë qenë vetëm deklarata dhe jo akuza zyrtare nga shteti rus.

Maria beson mikja e saj nuk është spiune por blogere, duke treguar se ajo ka mbi 2000 postime në instagram dhe ka shkruar dy libra për eksplorimin urban.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026