Lanë jahtin dhe po lundronin me gomone, shpëtohet nga mbytja çifti gjerman në Qeparo

25 Gusht 2025 | 10:51

Një çift turistësh gjermanë u shpëtua nga Policia Kufitare në bregdetin e Qeparoit, pasi rrezikuan mbytjen teksa lundronin me një gomone plastike.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:00, kur Komisariati i Policisë Himarë mori njoftim për dy persona që ndodheshin  në vështirësi në det. Menjëherë, një mjet lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt zonës dhe rreth orës 22:45 konstatoi dy turistët gjermanë, Berhard Michael, 70 vjeç, dhe Ute Dorothea, 63 vjeçe, të cilët ndodheshin mbi një gomone pa motor, vetëm me lopata, rreth 100 metra larg bregut.

Çifti ishte larguar nga jahti i tyre personal “Tiaman”, por për shkak të erës së fortë nuk kishte arritur të kthehej në breg.

Pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Kufitare, ata u transportuan me siguri në portin e Himarës, ku mbërritën rreth orës 00:30 të së hënës, në gjendje të mirë shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026