Lapaj: Gjyqtarët t’i thyejnë turinjtë politikës, ja privilegjet e majme që marrin
Avokati Adriatik Lapaj, është shprehur se askush nuk mund të kërcënojë gjyqtarët dhe prokurorët, pasi këto të fundit mbrohen me ligj.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Lapaj tha se gjyqtarët duhet t’i ‘thyejnë turinjët’ politikës, pasi ata janë më të fuqishëm se këto të fundit.
Më tej ai tregoi dhe privilegjet që kanë gjyqtarët por dhe familjarët e tyre.
“E dini sa i fuqishëm është një gjyqtar i Shkallës së Parë përballë politikës në këtë vend nëse nuk pranon të ndikohet. Nuk ka perëndi në politikë që t’i kërcënojë vendin e punës se e mbron ligji. E dini ju çfarë favoresh kanë gjyqtarët dhe prokurorët e kësaj republike?
Rroga të mira, mund të mjekohen në spitalet më të mira të botës, fëmijët e tyre mund të marrin bursa, mund të marrin kredi me interes zero, kanë të drejtë të mbrohen nga policia apo garda. Çfarë i mungon sot një gjyqtari të kësaj republike që t’i thyejë turinjtë çdo politikani që ndërhyn. Sigurisht që i ka kapur shteti sepse këta kanë pranuar që të kapen.“- theksoi Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 09:15 Rajoni i Shën Petersburgut goditet nga disa sulme me dronë ukrainas
- 09:13 Taylor Swift dhe Travis Kelce martohen në Madison Square Garden të New Yorkut
- 09:07 Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Michigan, dy viktima dhe një i plagosur
- 08:54 Presidenti lituanez paralajmëron: NATO mund të përçahet për shkak të shpenzimeve të mbrojtjes
- 08:50 Trump fal 11 të dënuar për shkelje të Aktit të Ajrit të Pastër
- 08:43 Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite