Lapaj në Euronews: Pse i lirova vendin opozitës dhe nuk u bashkova me protestën e PD
Adriatik Lapaj është spostuar pranë Kryesisë së Kuvendit, duke i liruar vendin opozitës për protestën e kësaj të hëne.
Ai ka sqaruar edhe këtë veprim, duke thënë se e ka bërë për arsye sigurie dhe për të respektuar çdo demokrat që ka dalë në protestë, ndërsa shpjegoi se pse nuk i është bashkuar protestës së opozitës.
Ai tha se është për një protestë rreth flamurit, një bashkim qytetar përtej logove të partive, që të bëhet e mundur dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
“Unë kam ofruar vizionin për një protestë kombëtare me flamurin kombëtar, përtej logove të partive. Nëse PD do ta pranonte këtë, do të isha edhe unë së bashku me ta aty, për ta bërë masive, që askush të mos na ndalojë. Duhet ta kuptojmë se nuk duhet të jetë miting, por revoltë qytetare me qëndresë, revoltë e njerëzve që vijnë në shesh dhe nuk ikin më. Ai nuk ikën me mitingje, është provuar për 13 vite dhe nuk ka ikur. Prandaj duhet flamuri kombëtar që na udhëheq dhe një bashkim i madh i të gjithë shqiptarëve, të majtë e të djathtë, me parti apo pa parti. Sot është momenti, është koha që demokratët e ndershëm, socialistët e ndershëm, të krishterët, myslimanët, të gjithë ata që vidhen dhe që mendojnë se jemi nën një regjim nga më të korruptuarit në botë, të bashkohen”, tha Lapaj.
Kujtojmë që kreu i Shqipëria që prej datës 8 dhjetor qëndron në shenjë proteste para kryeministrisë ku kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 18:35 Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh
- 17:53 Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën