Lapaj zbulon pritshmëritë: Presim të marrim minimalisht 4 mandate në Tiranë

11 Maj 2025 | 23:11

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ishte mbrëmjen e së dielës në Parkun Olimpik në Tiranë, ku pritet të nisë procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora.

Në një prononcim për Euronews Albania, Lapaj u shpreh optimist për rezultatin që pritet të marrë forca e tij politike, duke theksuar se ata duhet të jenë koalicioni më i votuar nga emigrantët shqiptarë, për shkak të rolit kyç që kanë pasur në miratimin e ligjit për votën e diasporës.

“Pritshmëria jonë është ajo e atyre që imponuan votën e diasporës dhe detyruan të gjithë këta të tjerët të dalin në diasporë. Me një logjikë të thjeshtë, do të duhet të ishim forca më e votuar, pasi ai ligj është shkruar dhe çuar nga ne,” tha Lapaj.

Duke u ndalur te gara në kryeqytet, ai u shpreh se koalicioni i tij pret një rezultat që do të përkthehej minimalisht në 4 mandate.

“Do të jetë një rezultat impresionues, në çdo rast mbi 10% të votave. Në Tiranë presim minimalisht mbi 4 mandate,” deklaroi kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026