Numërimi elektronik në Vorë, Euronews Albania siguron rezultatet e kutive të para

11 Maj 2025 | 19:56

Euronews Albania ka siguruar rezultatet e para të dy kutive në Vorë, ku është aplikuar votimi elektronik.

Sipas të dhënavetë siguruar në qendrën e votimit nr. 1558, ZAZ 27, janë regjistruar 1,000 zgjedhës, ndërsa kanë votuar 138 qytetarë, çka përbën një pjesëmarrje prej 13.8%. Nuk është regjistruar asnjë votë e pavlefshme.

Partia Socialiste është renditur e para, me 98 vota të marra. Kandidati më i votuar i PS në këtë zonë është Blendi Gonxhja me 53 vota.

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka siguruar 31 vota.

Partia Mundësia ka marrë 4 vota. Ndërkohë, Lëvizja Bashkë, ka marrë vetëm 1 votë, dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka marrë tre vota.

Ndërkohë që procesi i numërimit në Vorë ka vijuar me kutinë e dytë të hapur, në qendrën e votimit 2037/1 në Domje.

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë qendër PD-ASHm ka marrë 42 vota, ndërsa Partia Socialiste është renditur e para me 124 vota, me Blendi Gonxhen që kryeson me 75 vota.

Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1 votë, Partia Mundësia 4 vota, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 2 vota dhe PSD 5 vota.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026