Largimi i Gjiknurit e ndryshimet në kabinet, Rama flet për zhvillimet në PS e qeveri

29 Korrik 2023 | 14:29

Pas mbledhjes informale dy ditore të qeverisë në Tepelenë, kryeministri Edi Rama mbajti një deklaratë për mediat ku foli për zhvillimet në Partinë Socialiste dhe qeveri.

Rama foli dhe për largimin e Gjiknurit, për të cilin tha se nuk ka asnjë lidhje me “thashethemet” që e përfshijnë në aferën e inceneratorëve.

“Po të nisemi në vendimmarrjet tona nga thashethemet apo nga përfshirjet paraprake të kujtdo qoftë në një proces analize, qoftë dhe hetimore, atëherë unë nuk di kush mbetet këtu në këtë vend pa u bërë pis, por po ju them që ndërkohë që raportin tonë me drejtësinë e kemi bërë shumë të qartë dhe e kam bërë shumë të qartë dhe më mbledhjen e fundit të Asamblesë, lëvizja e sekretariatit të gjithë Partisë Socialiste nuk ka të bëjë aspak me çfarë është spekuluar lidhur me Damianin. Damiani ka bërë punën e tij dhe e ka bërë mirë, përderisa edhe rezultatet kanë folur mirë për Partinë Socialiste, por unë kam besuar gjithmonë dhe besoj gjithmonë se përpara se të të vënë të tjerët në pozitën që ti të kuptosh se çfarë duhet të bësh për të qenë mbi të tjerët duhet ta bësh ti vet,” – u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026