Largohet nga drejtimi i Policisë së Tiranës, reagon Tonin Vocaj
Tonin Vocaj largohet nga detyra e tij si drejtor i Policisë së Tiranës. Ai do të zëvendësohet nga Elton Alushi. E ndërsa lë detyrën, Vocaj ka shkruar një letër falënderuese për rrugëtimin e tij në këtë post.
Ai ka falënderuar të gjithë kolegët e tij për punën e bërë në këto katër vite ndërsa shton se reduktimi i krimeve ka qenë i dukshëm në volum.
“Falë bashkëpunimit Tuaj të palodhur dhe përkushtimit të pashoq, situata kriminale në qytetin tonë ka njohur stabilizim të dukshëm. Ky vit ka regjistruar vetëm 8 vrasje, nga të cilat vetëm një rast me prapavijë krimi të organizuar, 7 vrasje të zbuluara dhe të dokumentuara me prova të pakundërshtueshme ligjore. (për vrasjen e ndodhur me date 13.11.2024, po punohet nga një grup i posacëm hetimor).
Reduktimi i krimeve në volum ka qenë i dukshëm është evident një ulje të ndjeshme të vjedhjeve dhe veprave penale kundër personit. Siguria në shkolla dhe lufta pa kompromis kundër shpërndarësve të lëndeve narkotike ka qenë një konstante në punën tonë.
Po kështu ky qytet është vizituar nga miljona turistë të cilët fal Jush kanë gjetur një ambjent të sigurtë. Dua të vë në pah përparimet e arritura në Bashkinë e Krujës, e cila ka kaluar në juridiksionin tonë rreth një vit e gjysmë më parë. Situata e rendit dhe sigurisë atje është shumë më e stabilizuar se më parë, dhe kultivimi i bimëve narkotike në territorin e bashkive Tiranë, Kamëz dhe Vorë është pothuajse inegzistent”, shkruan Vocaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

