“Lavjerrësi politik po anon nga Serbia”, analisti tregon pozicionin e Kurtit
Një numër qytetarësh kanë protestuar sot në sheshin e Prishtinës kundër formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ata kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që të rishikojnë qëndrimet e tyre karshi kësaj kërkese ndaj Kosovës. “Në emër të popullit shqiptar kundër asociacionit me shumicë serbe”, thuhej në njërën nga pankartat.
Analisti Sadi Ramabaja, i cili ishte njëri nga pjesëmarrësit në këtë protestë, tha në një intervistë për Euronews Albania se pozicioni i Kurtit nuk është më i favorshmi i mundshmi, pasi faktori ndërkombëtar haptazi në këtë moment po mban anën e Serbisë.
“Për fat të keq lavjerrësi i gjeopolitikës ka anuar nga Serbia kësaj radhe, sepse fjala është për tërheqjen e Serbisë në pozicionin perëndimor. Serbia deri tani ka dëshmuar se është një nga aleatët kryesorë të Putinit në Evropën juglindore, kohët e fundit ka nisur të ndryshojë duke nxjerrë në tavolinë disa kushte mes të cilave asociacioni”, tha Ramabaja.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë