Çfarë parashikon Asociacioni?

31 Janar 2023 | 09:25

Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Prill 2013: Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe;

Marrëveshja është negociuar mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq;

Asociacioni do të krijohej me statut dhe do të themelohej si statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës;

Gusht 2015, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç arritën marrëveshjen mbi parimet për krijimin e këtij asociacioni;

Tetor 2015, marrëveshja është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga presidentja Atifete Jahjaga;

Dhjetor  2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës thekson se në 23 pika të saj nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës;

Gjykata: Asociacioni të themelohet siç ka qenë i paraparë me marrëveshjen e vitit 2013.

Draft-statut i organizatës gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung

në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene.

Marrëveshje e 2013, në kuadër të dialogut:

Asociacioni me simbolet e veta zyrtare, stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit, i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse.

Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të hyjë në fuqi pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Përbërja e asocacionit nga komunat: Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Novobërda, Leposaviqi dhe Shtërpca.

Anëtarësimi është vullnetar dhe çdo anëtar duhet t’i përmbahet statutit.

Asociacioni, sipas dokumentit të prezantuar, do të ketë të drejta të plota në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, në fushën e edukimit, planifikimit urban si dhe rural.

Objektivat

Forcimi i demokracisë lokale, duke lehtësuar, financuar ose promovuar aktivitete që avancojnë pjesëmarrjen qytetare dhe praktikat demokratike, si dhe përfaqësimi i interesave të rëndësishme për demokracinë lokale.

Asociacioni do të ushtrojë edhe kompetenca që mund të delegohen nga autoritetet qendrore, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Asociacioni do  të ketë kuvendin, kryetarin, nënkryetarin, këshillin e Asociacionit dhe bordin e Asociacionit.

Asociacioni duhet bashkpunojë me autoritetet qendrore të Kosovës.

Qeveria e Kosovës duhet t’i japë Asociacionit statusin e subjektit juridik.

“Kjo përfshin të drejtën e zotërimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme” dhe të “bashkëpronësisë së shoqërive që ofrojnë shërbime lokale brenda fushëveprimit të Asociacionit”.

Shpenzimet e Asociacionit parashihet të jenë subjekt i auditimeve nga autoritetet kompetente, përfshirë Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës.

Sipas dokumentit në fjalë, Asociacioni do të financohet nga kontributet e anëtarëve të tij, të ardhurat nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni, pasuritë e tij të luajtshme ose të paluajtshme, transferet nga autoritetet qendrore, grantet, donacionet, si dhe mbështetja financiare e shoqatave dhe organizatave të tjera, vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Republikën e Serbisë.

Sipas draft-statutit, Asociacioni do të përjashtohet nga detyrimet dhe taksat në arritjen e objektivave të tij, në të njëjtën mënyrë sikurse komunat pjesëmarrëse.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026