“Vendet perëndimore në mënyrë të njëanshme e njohin Kosovën si shtet të pavarur, sepse u shkon për shtat”.
Kjo është deklarata e bërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov për televizionin rus “Zvezda”.
Sipas tij, Perëndimi është i gatshëm të njohë pavarësinë e shpallur ilegalisht, pa asnjë referendum, në mënyrë të njëanshme, siç ishte rasti me Kosovën.
“Perëndimi, në përpjekje për të ruajtur dominimin dhe për të shkuar kundër rrjedhës objektive të historisë, refuzon të drejtën ndërkombëtare. Rregullat janë shpikur në varësi të detyrës specifike. Kur të jetë e nevojshme, Perëndimi është i gatshëm të njohë pavarësinë e shpallur ilegalisht, pa asnjë referendum, në mënyrë të njëanshme, siç ishte rasti me Kosovën”, tha ai.
Lavrov nënvizoi se kur nuk i përshtatet Perëndimit të njohë një vend, nuk e bën këtë. Sipas tij kështu ndodhi me Krimenë.
LEXONI GJITHASHTU:
- The Guardian: Emigrantët shqiptarë nuk duhet të bëhen ‘kokë turku’
- Lavrov: Perëndimi dhe SHBA-të nuk do ta ndalojnë formimin e një bote shumëpolare
- Ekipi i OKB-së niset për në centralin bërthamor të Zaporizhias