Lavrov: Forcat tona do godasim instruktorët ushtarakë francezë në Ukrainë
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se Moska është përgatitur të shënjestrojë instruktorët ushtarakë francezë të cilët po operojnë në Ukrainë.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij në Republikën e Kongos, Lavrov tha se kishte “arsye të besonte” se instruktorët e huaj “tashmë po punonin” në Ukrainë.
Deklarata e Lavrov vjen pasi komandanti i lartë ukrainas Oleksandr Syrskyi tha javën e kaluar se ai kishte nënshkruar dokumentet që lejonin instruktorët ushtarakë francezë të vizitonin qendrat e trajnimit ukrainas.
“Pavarësisht nëse janë anëtarë të Forcave të Armatosura Franceze apo thjesht mercenarë, ata përfaqësojnë një objektiv absolutisht legjitim për forcat tona të armatosura”, tha ai.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë gjithashtu se kushdo që trajnon trupat ukrainase nuk “ka asnjë lloj imuniteti dhe nuk ka rëndësi nëse ata janë francezë apo jo”.
Zyra e presidentit francez Emmanuel Macron refuzoi të komentonte komentet e ministrit të Jashtëm Lavrov.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve
Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët