Lavrov thirrje SHBA-së: Shmangni veprimet që përshkallëzojnë konfliktin në Ukrainë

13 Nëntor 2025 | 08:06

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov  ka deklaruar se shpreson që Shtetet e Bashkuara të shmangnin veprimet që mund ta përshkallëzojnë më tej konfliktin në Ukrainë. Ai gjithashtu shtoi se presidenti amerikan, Donald Trump ka kohë që mbështet dialogun e drejtpërdrejtë me Moskën.

Lavrov tha se Trump ishte përpjekur të kuptonte plotësisht qëndrimin rus ndaj Ukrainës dhe kishte treguar angazhim për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme paqësore.

“Ne mbështetemi te logjika dhe se ky qëndrim do të mbizotërojë në Uashington dhe se veprimet që mund ta përshkallëzojnë konfliktin do të shmangen”, tha ai.

Lavrov tha se Trump ka pranuar se një nga faktorët pas veprimeve të Rusisë ishte zgjerimi i NATO -s dhe zhvillimi i infrastrukturës së aleancës më afër kufirit rus.

“Në thelb, kjo është diçka për të cilën Presidenti Vladimir Putin  dhe Rusia kanë paralajmëruar për 20 vjet”, tha ai.

Trump dhe Putin zhvilluan bisedime në Alaska në gusht, dhe Lavrov foli në telefon me homologun e tij amerikan  Marco Rubio më 20 tetor rreth një samiti të ri të mundshëm, pas një telefonate midis dy udhëheqësve. Trump më vonë tha se e kishte anuluar takimin.

Lavrov akuzoi qeveritë evropiane për minimin e përpjekjeve për paqe.

“Evropa, saboton të gjitha përpjekjet për paqe dhe refuzon kontaktet e drejtpërdrejta me Moskën. Ata po vendosin sanksione të reja që po kthehen kundër dhe po i godasin ekonomitë e tyre edhe më fort. Ata po përgatiten hapur për një luftë të re të madhe evropiane kundër Rusisë”, shtoi ai.

Udhëheqësit evropianë e kanë akuzuar Rusinë se po zhvillon një “luftë hibride” kundër vendeve të BE-së. Vendet e BE-së që mbështesin Ukrainën ranë dakord kohët e fundit për një paketë të 19-të sanksionesh dhe po diskutojnë mbështetje shtesë financiare për Kievin, qoftë përmes kredive ose përmes përdorimit të aseteve të ngrira ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026