LDK fiton Prishtinën, Rama: Do të jem kryetar i të gjithëve

14 Nëntor 2021 | 21:19

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama është shpallur fitues në garën për Komunën e Prishtinës.

Rama mundi në një garë shumë të ngushtë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitinë.

Kandidati i LDK-së mori 51.07% të votave kurse Vitia i LVV siguroi 48.93% duke u ndarë me një diferencë prej vetëm 1701 vota.

Pak para pëfundimit të numërimit total të votave, Rama deklaroi para qytetarëve se do të mbajë të gjitha premtimet e dhëna në fushatë.

“Nuk mundem me i përshkru me fjalë emocionet e kësaj fitore. Falënderoj të gjithë LDK dhe kryetarin e guximshëm Lumir Abdixhiku. Kjo është fitore e zhvillimit. Zotohem që do të jem kryetar i të gjithëve, ju që jetoni këtu, punoni këtu, që vini e që do të ktheheni”, tha ai.

Pak minuta më pas kandidati i LVV, Arben Vitia pranoi humbjen duke thënë se Prishtina ka një kryetar të ri.

“Prishtina tashmë ka një fitues, e ai është zotëri Përparim Rama. Shfrytëzoj rastin të falënderoj aktivistët e LVV-së, qytetarët e Prishtinës dhe zotëri Rama po ashtu për një kulturë të përgjithshme dhe fushatë korrekte që karakterizoi Komunën e Prishtinës”, tha Vitia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026