LDK propozon Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se strukturat vendimmarrëse të subjektit politik kanë mbështetetur propozimin e tij që Kujtim Shala të emërohet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ndërsa Hykmete Bajramin për shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.
“Sot, para strukturave vendimmarrëse të partisë, kam propozuar Akademik Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Republikës, si dhe zonjën Dr. Hykmete Bajramin për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së”, shkruan Abdixhiku në Facebook, transmeton KosovaPress.
Ai thotë se propozimi i tij është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë.
“Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës”, ka shkruar ai.
Sot, seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre për shkak të mos votimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Deputetët e partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK, votuan kundër këtij raporti, ndërkaq Lista Serbe abstenoi.
Opozita vuri në dyshim dorëheqjen e Kurtit nga posti i kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës