“Le Pen nuk vendosi shaminë”, Harxhi: Emigrantet kanë vështirësi të përshtaten

2 Korrik 2024 | 22:54

Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashme Edith Harxhi, tha në emisionin Now në Euronews se vendet të cilat po shkojnë drejt ekstremit të djathtë kërkojnë të ulet numri i emigrantëve  dhe njëkohësisht emigrantët të përshtaten me kulturën vendase.

Ajo mori shembull rastin e Le Pen e cila para disa ditësh kishte vizituar një xhami, dhe për shkak të besimit dhe kulturës se saj nuk kishte vendosur shaminë.

Harxhi shton se kjo lëvizje nuk po ndodh vetëm në Francë, por dhe në vende si Turqia.

“Shtetet kërkojnë një fluks jo kaq të madh emigrantësh dhe të kontrolluar në të njëjtën kohë, që ai emigrant kur vjen të përshtatet me kulturën vendase .Le Pen ka qenë në xhaminë kryesore të Parisit. Ka shkuar dhe i është kërkuar që kur t hy brenda të veshi shaminë. Nuk mund ta vendos shaminë ka thënë, kjo është kultura ime. Dhe është larguar. Kjo do të thotë dhe zonja Le Pen ka folur për këtë që ne nuk jemi kundër islamit, ne kemi kundër islamit politik dhe përdorjes politike të fesë islame dhe kjo është fare normale. Madje dhe Turqia po bën protesta për emigrantet sirian, sepse nuk përputhen kulturat”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026