Le Pen përballet me gjykatën, shqyrtohet vendimi që rrezikon ambiciet e saj presidenciale

13 Janar 2026 | 19:28

Figura kryesore e së djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen, u paraqit të martën në një gjykatë në Paris, ndërsa gjyqtarët nisën shqyrtimin e apelit të saj kundër një dënimi që mund t’i japë fund ambicieve të saj për Presidencën franceze.

Udhëheqësja 57-vjeçare e Tubimit Kombëtar (RN) kërkon të rrëzojë vendimin e marsit 2025, i cili e shpalli fajtore për keqpërdorim të fondeve të Parlamentit Europian. Gjykata kishte vendosur ndaj saj një ndalim pesëvjeçar për ushtrimin e funksioneve publike me efekt të menjëhershëm, si dhe një dënim me katër vjet burg, dy prej të cilave me kusht, përveç një gjobe prej 100 mijë eurosh.

Le Pen mbërriti në gjykatë pa bërë deklarata për mediat. Seanca u hap në një sallë të mbushur me gazetarë dhe qytetarë dhe pritet të zgjasë deri më 12 shkurt, ndërsa vendimi përfundimtar pritet para verës.

Deri në dënimin e vitit të kaluar, Le Pen konsiderohej gjerësisht si një nga favoritët për të pasuar presidentin aktual Emmanuel Macron, i cili nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë.

Le Pen dhe të bashkëpandehurit e saj kanë mohuar vazhdimisht akuzat. Duke iu drejtuar gjykatës të martën, ajo deklaroi se apeli i saj përfshin si aspektin penal, ashtu edhe atë civil të çështjes, duke theksuar se nuk kishte pasur asnjë qëllim kriminal dhe duke akuzuar Parlamentin Europian se nuk kishte ngritur shqetësime në kohën kur ndodhën veprimet e kontestuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026