“Le të shpërndahen votat në 5000 copa”, Ori Nebiaj debat me gazetarin: Të rinjtë…

22 Janar 2025 | 22:34

Deputetja Oriela Nebiaj ishte këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar faktorët që ndikojnë votimet në Shqipëri.

Ajo tha se partitë e vjetra dhe lideri kanë punuar pikërisht që në votime të ketë ndikim gjithmonë, programi, shpërblimet, familja ndonëse sipas sondazhit të “Barometrit” ndikimin më të madh e ka emri i partisë.

Megjithatë Nebiaj tha të rinjtë në përgjithësi mund ti dalin kundër edhe nëse kanë shpërblim, ndikim nga familja apo nga programi, sipas saj ndonëse janë të pakët në numër ata mund të sjellin një ndryshim në votime.

“Të rinjtë që shkollohen sot, ndoshta këta të Tiranës, guxojnë ti dalin kundër familjes edhe kur të gjitha këto i kanë të përfshira”,-tha Ori Nebiaj.

Gazetari Florian Muçaj tha se votat e të rinjve shkojnë kryesisht te partitë populiste. Kësaj Nebiaj ju përgjigj se për të është më mirë të ketë alternativa.

“Për mua le të shpërndahet vota në 5000 copa”,-tha Nebiaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025