Leart Kola: Biden do t’i sillte botës një normalitet për të cilën ka shumë nevojë

3 Nëntor 2020 | 20:40

Leart Kola, përfaqësues i Shoqërisë Civile thotë se, do të donte që zgjedhjet në SHBA të fitoheshin nga Joe Biden pasi do të sillte një normalitet në botë në këtë kohë të vështirë dhe krize.

Duke komentuar shifrën e lartë të votuesve me postë, prej gati 94 milionë, ai thotë se kjo ka qenë dhe një çështje e fushatës. Ai tha se Donald Trump u ka bërë thirrje mbështetësve që të votojnë personalisht dhe jo me postë.

“Parashikimet thonë se një pjesë e madhe të demokratëve kanë votuar me postë. Kjo është një sfidë e madhe për sistemin e përfaqësimit.  Nuk mendoj se do të kemi një dorë lëshues si Al Gore në vitin 2000 që hoqi dorë nga një proces i gjatë për të mos e futur vendin në krizë sistemi, asnjë prej kandidatëve nuk duket tolerant. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë procesi i ankimimit, proces që ne e kemi shumë familjar”, tha Leart Kola.

Ai thotë se, Trump me deklarata është jo establishment por në fakt me vepra ka reguar se, nuk është i tillë.

“Është anti establishment përmes retorikës dhe është pro establishment me politikën që ndjek pasi kompanitë e mëdha kanë fituar më shumë gjatë mandatit të tij”, tha Kola.

Ai shtoi se nuk e entuziazmojnë politikat e Biden por mendon se mund të sillte një normalitet për të cilën bota ka nevojë në këto momente. Kurse preferenca e tij ideale tha se do të ishte Bernie Sanders.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021