English

Leclerc triumfoi në Monza

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një fitore e jashtëzakonshme ajo që Charles Leclerc arriti në “Italian Grand Prix”, gara e 16’të sezonale që u transmetua në Euronews Albania dhe IN Radio.

- Advertisement -

Gjithçka pas një strategjie me një ndërrim gomash dhe administrim perfekt në vazhdim. Piloti “monegasque” bëri të shpërthejë festa e tifozëve vendas pasi la pas dy rivalët e McLaren.

Pas një starti normal, Lando Norris humbi kreun në favor të Oscar Piastri’t në kthesën e dytë por në vazhdim, Ferrari vendosi të rrezikojë me strategjinë me një ndalesë për Leclerc dhe Carlos Sainz duke i çuar pilotët e saj për një numër të konsiderueshëm xhirosh në kryesim.

Sainz që feston sot 30 vjetorin u penalizua nga konsumimi i gomave duke humbur podiumin në favor të Piastri’t dhe Norris. Ndërsa Leclerc rezistoi për një fund emocional me fitoren e Ferrari’t në shtëpi, 2.6 sekonda përpara australianit Piastri.

Norris mori një pikë shtesë për xhiron më të shpejtë dhe britaniku që u rendit i 3’ti mund të ngushëllohet me mbylljen e diferencës ndaj Verstappen. Sainz pranoi vendin e 4’rt në garën e fundit në Monza si pilot i shtëpisë duke lënë pas atë që do ta zëvendësojë.

Lewis Hamilton nuk bëri më mirë se vendi i 5’të në garën e fundit si rival i Ferrari’t që e zgjodhi për të vazhduar karrierën pas largimit nga Mercedes.

Max Verstappen e mbylli garën i 6’ti, një pozicion më lart se ai në nisje duke lënë pas George Russell që u ndoq nga Sergio Perez me 3 pikë të arta për Red Bull në vendin e 8’të.

Në një të dielë pozitive për Williams, Alex Albon u rendit i 9’ti duke lënë pas Kevin Magnussen në vendin e 10’të për Haas që megjithatë sheh dy pilotët e saj të penalizohen për incidente të vecanta me RB.

Fernando Alonso mbeti jashtë top-10 duke e renditur Aston Martin në vendin e 11’të përpara debutuesit të Williams, Franco Colapinto në të 12’in.

Ky ishte klasifikimi top-10 në “Italian Grand Prix”, që u transmetua në Euronews Albania dhe IN Radio:

 

Ky është klasifikimi i pilotëve pas 16 garave në Formula 1:
1. Max Verstappen 303 pikë
2. Lando Norris 241
3. Charles Leclerc 217
4. Oscar Piastri 197
5. Carlos Sainz 184
6. Lewis Hamilton 164
7. Sergio Pérez 143
8. George Russell 128
9. Fernando Alonso 50
10. Lance Stroll 24
11. Nico Hülkenberg 22
12. Yuki Tsunoda 22
13. Daniel Ricciardo 12
14. Pierre Gasly 8
15. Oliver Bearman 6
16. Kevin Magnussen 6
17. Alexander Albon 6
18. Esteban Ocon 5
19. Guanyu Zhou 0
20. Logan Sargeant 0
21. Valtteri Bottas 0
22. Franco Colapinto 0

Ky është klasifikimi i konstruktorëve pas 16 garave në Formula 1:
1. Oracle Red Bull Racing 446 pikë
2. McLaren F1 Team 438
3. Scuderia Ferrari 407
4. Mercedes AMG Petronas F1 Team 292
5. Aston Martin Aramco F1 Team 74
6. Visa Cash App RB Formula One Team 34
7. Money Gram Haas F1 Team 28
8. BWT Alpine F1 Team 13
9. Williams Racing 6
10. Stake F1 Team Kick Sauber 0

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?