Lejuan ndërtime pa leje, dënohen 2 kryeinspektorët e 2 inspektorët e IKMT në Lushnje

28 Mars 2024 | 09:09

Dymbëdhjetë persona, dy kryeinspektorë dhe inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), punonjës të policë dhe të pandehur të tjerë, u dënuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, pasi lejuan 37 ndërtime të paligjshme për një periudhë 18 mujore në territorin e Bashkisë Lushnje.

Nga hetimi dhe gjykimi rezultoi se në periudhën Prill, Gusht 2019 dhe Janar 2021- Mars 2022, në territorin administrativ të Bashkisë Lushnjë janë kryer 37 ndërtime të paligjshme, për të cilat nuk është vepruar sipas ligjit prej kryeinspektorit dhe inspektorëve të Inspektoriatit Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë.

Nga këto ndërtime të paligjshme, 31 janë të periudhës Janar 2021 – Mars 2022 dhe 6 të periudhës Prill- Gusht 2019.

Konkretisht, ka rezultuar se në 25 raste të ndërtimeve të paligjshme, nuk janë mbajtur akte konstatimi, vendime për dënimin me gjobë apo vendime për prishje objekti të paligjshëm nga I.M.T., Bashkia Lushnjë, kurse në 12 (dymbëdhjetë) raste të ndërtimeve të paligjshme, janë marrë masa administrative.

Në kuadër të hetimeve të kryera me metoda speciale është zbuluar dhe dokumentuar edhe një rast korrupisioni, ku janë përfshirë në bashkëpunim, në rolin e pranuesve të vlerave monetare, dy punonjësit e policisë, të pandehurit B.H. dhe H.T., dhe në rolin e dhënësve të vlerave monetare dy shtetas, të pandehit P.T. dhe E.Sh.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr. 217, datë 12.03.2024, vendosi:

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit M., ish kryesinpektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit S., inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit B., ish kryeinspektor dhe inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Z., inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, Bashkia Lushnjë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit H., punonjës policie, akuzuar për kryerjen e veprës penale për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit T., punonjës policie, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit T., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit H., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit L., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit M., për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer në tokën e tij. muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Lushnjë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026