Lëkundje tërmeti në Itali, sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e së hënës komunën e Maradit, në provincën e Firences, njoftoi Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).
Epiqendra e tërmetit ishte tre kilometra në jugperëndim të Maradit, njoftoi agjencia italiane Ansa. Më herët, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe u pasua nga pasgoditje.
Shërbimi Italian i Zjarrfikësve njoftoi se kanë marrë telefonata nga banorë të shqetësuar të zonës së prekur, por se nuk ka raportime për dëme apo viktima të mundshme, raportoi AP.
Kryetari i bashkisë së Maradit, Tommaso Triberti, tha se nuk ka raportime për dëme, por se të gjitha shkollat janë mbyllur si masë paraprake.
Agjencia vuri në dukje se zona konsiderohet në rrezik të lartë për tërmete, duke përmendur në veçanti atë në vitin 1919 që goditi Mugello, i cili ishte një nga më të fortët që goditi Italinë në shekullin e 20-të.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 16:34 Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit
- 16:20 Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave