Lënia në burg e Fredi Belerit, reagon Ministria e Jashtme greke

13 Maj 2023 | 15:02

Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës së Vlorës për të lënë në burg kandidatin për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Përmes një deklarate zyrtare Ministria e Jashtme greke bën me dije se nëse provat për arrestimin e Belerit nuk janë të pakundërshtueshme, atëherë kemi të bëjmë me një rast skkandaloz.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se vendime si ky i sotmi, tregojnë se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e shtetit të së drejtës, e as atë europiane.

“Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Heimrë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri.

Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026