Leonard Olli: PS është rritur me 12% në mars, ja çfarë ka ndikuar
Gazetari Leronard Olli tha për “Barometri” se për një muaj Partia Socialiste është rritur me 12%. Ai tha se kjo rritje e papritur nuk ka ardhur për shkak të zhvillimeve ekonomike apo politike, por për një arsye tjetër. Sipas tij në këtë rritje ka ndikuar diçka tjetër.
“Jemi në 47% në shkurt dhe papritur kalojmë në 59, pra janë 12%, kjo do të thotë që ka ndodhur diçka që opinioni publik e ka perceptuar dhe kjo nuk ka qenë as në zhvillimin ekonomik , nuk ka qenë as në shtetin ligjor dhe as në çështjet e rendit dhe të sigurisë.
Ka një ‘non sens’ të themi të drejtën, situatat kanë qenë shumë dramatike dhe kemi pasur probleme shumë të rënda sa i takon rendit dhe sigurisë që kanë një ndjeshmëri shumë të madhe në Shqipëri.
Kjo situatë nuk korrespondon me ngritjen e shifrave, ndaj them se implikimi mediatik, mënyra e tyre për të paraqitur lëvizjet e zotit Rama, kanë krijuar një pseudo dhe shfaqet në mars, e cila vjen dhe kishte filluar biseda dhe thirrjet që bizneset të rritnin rrogat që njerëzit të mos iknin nga Shqipëria, të gjitha këto krijuan një ndjesi te qytetarët”,-tha Leonard Olli për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama, Berisha, Meta apo Alibeaj? Kë pëlqejnë më shumë shqiptarët
- Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë