Leonardo Di Caprio në mbrojtje të lumit të Vjosës

1 Nëntor 2019 | 11:06

Aktori i njohur hollivudian, Leonardo Di Caprio, ka dalë në mbrojtje të lumit të Vjosës me anë të një postimi të bërë në rrjetin social “Instagram”.

Çfarë po ndodh me lumin e Vjosës? Qeveria shqiptare ka vendosur të ngrejë disa diga për të ndërtuar tetë hidrocentrale përgjatë lumit të Vjosës, të cilat janë refuzuar vazhdimisht nga banorët e zonës dhe më gjerë. Ky lloj kundërshtimi ka ndodhur për shkak të shkatërrimit të Vjosës dhe shtëpive të banorëve të zonës. Duke iu referuar këtyre informacioneve, aktori hollivudian ka reaguar.

Në pamje të parë duket se gjithçka është e rastësishme, por po të shikosh më vëmendje “feed-in” e Di Caprios në “Instagram” shihet se aktori ka ndërmarrë një fushatë, ku synon të ndajë me 37 milionë ndjekësit e tij problemet që ndodhin në mbarë botën.

12 copy

Le të kthehemi sërish te lumi i Vjosës dhe reagimi që aktori ka bërë rreth kësaj çështje në rrjetet sociale.

Sipas tij, lumi i Vjosës është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, por për sa kohë do të vazhdojë të jetë i tillë?

Ndër të tjera aktori është shprehur se kritikët thonë se përfitimet e hidrocentraleve janë të mbivlerësuara.

“Digat bllokojnë rrjedhën natyrale të ujit dhe sendimenteve. Ato gjithashtu mund të ndryshojnë kiminë e ujit dhe të bëjnë që të rriten alga toksike. Lumenjtë janë një pjesë thelbësore e ciklit global të ujit. Ato veprojnë si arteriet e natyrës, duke mbajtur energji dhe lëndë ushqyese nëpër peizazhe të gjera, duke siguruar ujë të pijshëm, prodhim ushqimi dhe industri”, shprehet Di Caprio nëpërmjet një ripostimi.

[instagram_feed=B4ShcDzFnOc] 

Ky postim është ripostuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

[instagram_feed=B4SxMe4ANaB]

Nuk kanë munguar as komentet e shqiptarëve në postimin e aktorit, të cilët i kanë shkruar në gjuhën shqipe dhe e kanë falënderuar për ata çka ai ka bërë.

Duket se në mbështetje të lumit të Vjosës ka dalë fotografi dhe gazetari i suksesshëm brazilian, Felipe Dana, i cili ka realizuar pamjet.

Ai ka ndarë disa foto me 110 mijë ndjekësit e tij në “Instagram”, ku përveç lumit ka sjellë në fokus edhe disa imazhe të tjera të Vjosës.

[instagram_feed=B3938c2nUTo]

[instagram_feed=B4Dno4onL5v]

Siç e shikoni, Felipe Dana, në postimet e tij ka treguar problematikat dhe shqetësimet e banorëve, të cilëve u rrezikohen shtëpitë e tyre për shkak të digave, si ajo e Poçemit.

Në fokus për të ilustruar pamjet ka fotografuar dhe treguar historitë e personave që preken nga ndërtimi i hidrocentraleve përgjatë lumit, si Jonuz Jonuzi, 70 vjeç, i cili është rritur në Vjosë madje ka rritur edhe fëmijët e tij aty.

“Gjithçka që kam, e kam falë lumit”, shprehet Jonuz Jonuzaj, një banor i thjeshtë i zonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022