“Lëreni të betohet”- Përkrahësit e Belerit protestë në Kushtetuese: Himara vendosi!

1 Shkurt 2024 | 11:12

Përkrahësit e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, kanë zhvilluar këtë të enjte një protestë në ambientet e jashtme të Gjykatës Kushtetuese.

Me pankarta në duar përkrahësit e Belerit kërkuan që kjo gjykatë të të lejojë betimin e tij si i zgjedhuri në krye të bashkisë së Himarës.

Ky aksion i përkrahësve të Belerit vjen pasi në fillim të kësaj jave Apeli GJKKO vendosi që të rrëzon kërkesën e belerit për leje të posaçme në mënyrë që ai të betohej si kryebashkiak.

Avokatët kanë parlajmëruar rekurs në Gjykatën e Lartë për herë të dytë.

“Himara vendosi!”, “Respektoni Kushtetutën”, “Respektoni vullnetin e popullit”, thuhej në pankartat e personave që protestuan përballë Kushtetueses.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi akuzohen për veprën penale të shit-blerjes së votave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026