Lesi: Veliaj i ‘bluan’, kandidatët politikë të opozitës që janë në Tiranë
Gazetari Nikoll Lesi theksoi se Erion Veliaj nuk mund të mposhtet nga kandidatët politikë që mund të nxjerr opozita.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lesi theksoi kryebashkiaku i Tiranës mund të përballohet vetëm nga një kandidat i shoqërisë civile.
“Berisha tha se kemi fituar me kandidat politikë, pra dha mesazhin se Ilir Alimehmeti nuk do të jetë kandidat në Tiranë. Një si ky që mund të dyzonte pjesën gri të votuesve, por çdo kandidat politik që vendoset nga opozita përballë Veliajt, ky i fundit e bluan e grin komplet absolutisht”- theksoi Lesi.
Sipas tij kandidatët politikë që janë në Tiranë, Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Fatbardh Kadilli, Erion Veliaj i mund.
“Që të tre kandidatët politikë që janë në Tiranë, Erion Veliaj i bluan. Ai mund të përballohet vetëm nga një kandidat nga shoqëria civile. Edhe sikur Berisha me Metën të dalin bashkë në Tiranë, makineria gjigante e Erion Veliajt, e PS e Edi Ramës i gëlltit”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës